Mrekullitë e Arbërisë, mjeshtrit e folklorit sjellin pasuritë kombëtare

Nga Luela Myftari
12 Tetor 2026, 17:18 | Kulturë

Mrekullitë e Arbërisë rikthehen në skenën e TKOBAP-së, interpretuar nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, në bashkëpunim me Ansamblin “Gurra e Kurbinit”.

Tingujt epikë të lahutës, magjia e polifonisë, energjia e K’cimit të Tropojës, hijeshia e xhubletës, traditat e lashta në një spektakël kushtuar shpirtit të trashëgimisë sonë kombëtare është gati për t’u përcjellë për publikun në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Mjeshtrit e folklorit, si Vendim Kapaj, Pjetër Matusha në lahutë, apo grupi i çiftelive janë ftuar të bëjnë bashkë traditën që e trashëgojnë brez pas brezi me valltarët e ansamblit.

Një udhëtim artistik drejt rrënjëve të identitetit tonë, po piqet nga kati i parë i teatrit ku qëndron skena e deri në katet më sipër ku jehojnë thesare shqiptare, me shumë krenari të shpallura pasuri e njerëzimit nga UNESCO. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos