
Qelitë e Hagës, varret pa emër, të zhdukurit e luftës dhe vuajtja e vazhdueshme e nënave që kërkojnë bijtë e tyre janë çështje të ndërgjegjes që vijnë të rrëfyera gërshetuar edhe me një proces gjyqësor në Hagë, shkruan A2CNN.
Kur heshtja flet, është një vepër e re ku drejtësia dhe ndërgjegjja flasin me gjuhë të ndryshme, por në një terren të vetëm. Vizitat që autori i bën në Hagë ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen për krime lufte në Hagë janë vetëm pak nga rrëfimi i një situate absurde përballë përkufizimit të drejtësisë.
“Kapitulli i fundit i kësaj vepre nën titullin ‘A ia vlejti’ është një pyetje që lexuesin e bën të mendojë, për përgjigjen, drejtësinë dhe ndërgjegjjen njerëzore”, tha autori. (A2 Televizion)