Lajçak në Kosovë: U pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog

Nga Rosalba Bejdo
7 Nëntor 2023, 12:21 | Kosova

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, thotë se ka një pajtim me autoritetet në Kosovë për hapat e ardhshëm në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por pa dhënë hollësi se për çfarë hapash bëhet fjalë.

Ai i bëri këto komente në rrjetet sociale pas një takimi në Prishtinë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, në ditën e parë të vizitës së beftë në kuadër të përpjekjeve për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Sakaq, qeveria e Kosovës tha përmes një komunikate se është “e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje të ndërsjellë”. Sipas saj, temë e diskutimeve mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe të dërguarit evropian, Miroslav Lajçak, ishin “të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues”. Gjatë ditës së sotme Lajçak pritet të takohet edhe me udhëheqës të partive opozitare në Kosovë, ndërsa ende nuk dihet nëse do të shkojë edhe në Beograd.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos