LDK-ja zyrtarizon Osmanin si kandidate për presidente dhe Abdixhikun për kryeministër

Nga Ideal Gola
9 Maj 2026, 13:58 | Kosova

LDK-ja zyrtarizon Osmanin si kandidate për presidente dhe Abdixhikun

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së me 103 vota “për” i ka dhënë mbështetje propozimit që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës për zgjedhjet e 7 qershorit dhe kandidate për presidente e kësaj partie.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku mori miratimin që të jetë kandidat për kryeministër, shkruan A2CNN. 

Osmani do të ketë 20 vende në listën prej 110 kandidatëve të LDK-së të cilat do të dedikohen për njerëzit e saj. Abdixhiku paralajmëroi për të dielën në ora 18:00 tubimin e parë me Osmanin të cilin e ka quajtur “tubimi i bashkimit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos