LVV konfirmon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

Nga Ideal Gola
9 Maj 2026, 12:09 | Kosova

LVV konfirmon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje i dha besimin liderit të partisë, Albin Kurti, për të qenë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në fjalën e tij, Kurti tha se për të gjitha partitë e tjera pragu parlamentar është 5% ndërsa për të tijët është 60% duke kërkuar fitore më të lartë se në dhjetor 2025.

Ai tha se pas zgjedhjeve sëish do të kërkojë bashkëpunimin me partitë e tjera për të zgjedhur një president jopartiak, jashtë skenës aktuale politike, me integritet dhe vlera profesionale e kombëtare.

Të njëjtat parti Kurti i fajësoi për bllokadë dhe për çuarjen e vendit në zgjedhje të reja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos