LDK propozon Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, Abdixhiku në garë për kryeministër

Nga Ideal Gola
9 Maj 2026, 13:21 | Kosova

LDK propozon Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, Abdixhiku në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku prezantoi para Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij propozimin që Vjosa

Osmani të jetë bartëse e listës me të cilën do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit dhe kandidate për presidente. Vetë ai tha se do të jetë kandidat për kryeministër, shkruan A2CNN. 

Abdixhiku deklaroi se këto propozime janë miratuar në kryesi, ndërsa duhet të marrin edhe bekimin e këshillit.

Abdixhiku tha se ky bashkim është antidot i gjendjes së rëndë në Kosovë dhe se nuk e kemi luksin e hatërmbetjeve. Ai shtoi se bashkimi i LDK nuk ka të bëjë me interesa personale apo kalkulime elektorale, por me përgjegjësi ndaj shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos