Luani dhe disa arinj në Kosovë “shkojnë” te dentisti

Nga A2 CNN
5 Qershor 2024, 15:14 | Kosova

Luani dhe disa arinj në Kosovë “shkojnë” te dentisti

Një ekip veterinerësh ndërkombëtarë u bënë pjesë e një “misioni” njëjavor për të ofruar kujdes dentar dhe kontrolle të tjera mjekësore për arinjtë dhe një luan të shpëtuar në Kosovë, gjatë viteve të fundit.

Veterinerë nga Gjermania dhe Danimarka kontrolluan fillimisht luanin Gjon, të hënën dhe më pas vijuan me arinjtë. Dentisti veterinar Jens Ruhnau, nga Danimarka, tha se luani kishte tre dhëmbë të thyer.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN Affiliate (@a2cnn)

Luani u shpëtua në vitin 2022 nga një restorant në Kosovë ku mbahej për të argëtuar klientët. Ai pritet të transportohet në Afrikën e Jugut pasi të kapërcehen pengesat ligjore.

Streha e kafshëve që është shtëpi për 20 arinj të murrmë, menaxhohet nga “Four Paws International”, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për mirëqenien e kafshëve.

Arinjtë kanë histori të ngjashme me atë të Gjonit. Ata mbaheshin dikur të mbyllur nëpër kafaze të vendosura në lokale të zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos