“Marigoja e Drenicës” vulos rekordin, flamuri shqiptar me origami i jep çmimin e katërt Guinness

Nga Tomorr Avdia
8 Dhjetor 2023, 15:33 | Aktualitet

Ashtu siç edhe pritej, Arbnora Fejza ka thyer rekordin e katërt "Guiness" me flamurin kuqezi. Rekordet e Guiness tanimë janë bërë vulë, e punës artistike në leminë e mozaikut, për Arbnora Fejzen.

Siç edhe A2CNN kishte raportuar ditë më parë, flamuri gjigant i vendosur në sallën e sporttit "Iliaz Kodra", në Skenderaj tanimë ka kaluar gjithë procedurat e nevojshme nga Komisioni i Guniness dhe vlerësimi final padyshim rezulton se punimi i realizuar nga Arbnora përmbush të gjitha kriteret e një rekordi të ri nė këtė fushë.

Pikërisht është Arbnora Fejza që më veprat e saj artistike ka bërë që komisioni i Librit të "Guinness" me seli në Londër të konfirmojë, rekordin e katërt, duke bërë që këtë vit festa e flamurit kombëtar tė vazhdojë më gjatë se herave tjera.

Risjellim në vëmendje që Arbnora ka pohuar se këtë vepër e ka bërë në shenjë nderimi të 111-vjetorit të pavarësisë së shteti shqiptar dhe ditëlindjes së Heroit të Kombit, komandantit legjendar, Adem Jashari.

Mozaiku i flamurit kombëtar më përmasa 1300.4 m, ishte gara jetike e saj, kurse inspirimi është dashuria që ka për çdo milimetër të këtij simboli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos