Mbyllet objekti i dyshimte pranë policisë, klinika e serbëve në Prishtinë, Sveçla: Rrezik për sigurinë

Nga Xhevahir Qardaku
1 Shkurt 2024, 15:25 | Kosova

Mbyllet objekti i dyshimte pranë policisë, klinika e serbëve

Autoritetet në Kosovë kanë mbyllur objektin e dyshimtë pranë një stacioni policie në Prishtinë. Pas një kontrolli, që zgjati për disa orë, forcat e rendit kanë mundur që të bëjnë edhe sekuestrime.

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, sqaroi se bëhet fjalë për një ambient të përdorur nga një Organizatë Joqeveritare të përdorur nga serbët, por që sëfundmi ishte kthyer në një klinike të paliçensuar që ofronte trajtime mjekësore.

“Është konfirmuar se aty ka patur veprimtari ilegale gjë e cila është vërtetuar pas hyrjes së Policisë dhe Prokurorisë brenda objektit. Një veprimtari e tillë në mes të tre institucioneve më të larta të sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeprokurorisë dhe Policisë së Kosovës është tejet e dyshimtë dhe paraqet rrezik për sigurinë e vendit”, njoftoi Sveçla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos