
Lëvizja Vetëvendosje do të dërgojë në kushtetuese dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Parlamentit, raporton A2CNN.
Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e cilësoi si akt të paprecedentë veprimin e Osmanit dhe që cenon rendin kushtetues.
Po ashtu A2CNN mëson se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marr pjesë në takimin e Osmanit me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nxorri sot dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalli zgjedhjet e reja.
Përmes një konference të jashtëzakonshme për mediat, të mbajtur herët në mëngjes, Osmani theksoi se në këtë situatë e sollën vendin "njerëz të papërgjegjshëm" dhe me "qëllime të rrezikshme".
Kryetarja e shtetit vuri në dukje se Kushtetuta e thotë qartë se afati për President ka përfunduar mesnatën e së enjtes.
Kujtojmë që Osmani doli me propozimin që Presidenti të votohej nga populli, pasi kryeministri Albin Kurti nuk mbështeti rikonfirmimin e saj për një mandat të ri në krye të shtetit. (A2 Televizion)