Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Nga A2 CNN
4 Mars 2026, 18:50 | Kosova

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu:

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në një konferencë për mediat tha se deri tani ka pranuar vetëm një kandidaturë për President, atë të Glauk Konjufcës, e nënshkruar nga 30 deputetë.

Haxhiu shtoi se pa një kandidat tjetër të nominuar, nuk mund të ftojë seancë për zgjedhjen e Presidentit.

“Respektimi i afateve kushtetuese është thelbësor. Sipas dokumentacionit zyrtar, një pjesë e deputetëve të LVV-së dhe grupi multi-etnik kanë nominuar z. Glauk Konjufca.

Bazuar në Kushtetutë dhe interpretimin e saj, procedura kërkon të ketë të paktën dy kandidatë të vlefshëm. Votimi nuk mund të fillojë pa u përmbushur kjo,” tha ajo.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si kandidat për President, pas dështimit të takimeve me partitë opozitare për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

LVV në deklaratën e saj tha se ka ftuar disa herë opozitën për të gjetur një kandidat të përbashkët, por nuk ka marrë propozime konkrete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos