Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Kosovë sot po votohet edhe jashtë vendit fizikisht nëpër përfaqësitë diplomatike.
Numri i përgjithshëm i shtetasve kosovarë që jetojnë jashtë vendit që janë regjistruar për te votuar në këtë mënyrë gjatë ditës së sotme është 20 324 votues.
Janë hapur 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata në 19 shtete te ndryshme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi se qendrat janë hapur në kohë. Ne total pritet që në këto zgjedhje të votojnë rreth 105 mijë votues nga diaspora (A2 Televizion)