A futet dot FSK në veri? Maqedonci për A2 CNN: Na pengon letra e Thaçit, por në koordinim me NATO-n bëjmë çdo aksion

Nga A2 CNN
27 Maj 2025, 20:59 | Politikë

A futet dot FSK në veri? Maqedonci për A2 CNN: Na pengon letra e

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës në detyrë, Ejup Maqedonci, në një intervistë ekskluzive për Ditarin e Kosovës, në A2 CNN, deklaroi se FSK-në nuk e ndalon asnjë ligj për të hyrë në veri të vendit.

“Ne nuk e kemi të ndaluar me asnjë ligj dhe me asnjë dokument prezencën e Forcës së Sigurisë në 4 komunat veriore. Operacionet e FSK-së në 4 komunat veriore janë një zotim i vitit 2013, i bërë atëherë nga Hashim Thaçi. Në atë zotim thuhet se do të komunikohet paraprakisht me komandantin e KFOR-it para ndonjë operacioni në veri. Pavarësisht që nuk pajtohemi fare me atë zotim, ne do ta respektojmë, duke qenë se është zotim i një nga institucioneve tona ndaj NATO-s. Por, tanimë edhe në 4 komunat veriore situata e rendit dhe ligjit ka ndryshuar shumë, duke pasur parasysh prezencën e Policisë së Kosovës, administratës sonë, dhe shumë grupeve kriminale i është mohuar veprimi”, tha Maqedonci.

“Kur kemi një situatë stabile, FSK-ja nuk operon. FSK-ja është për operacione luftarake kur cenohet integriteti territorial i vendit ose për aksione për shpëtimin e jetës së civilëve”, shtoi Maqedonci.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos