“Boll mo, për çka ju kemi zgjedhur”, aksion simbolin para nisjes së seancës në kuvend

Nga A2 CNN
27 Maj 2025, 10:40 | Politikë

“Boll mo, për çka ju kemi zgjedhur”, aksion simbolin

Për të 21 herë më radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq sot deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhen sërish për herën e 22-të, në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

E ndaj bllokimit të këtij procesi kanë reaguar organizatat e shoqërisë civile, të cilat përmes një performancë simbolike të zhvilluar para ndërtesës së kuvendit pak para nisjes së seancës, po kundërshtojnë veprimet e deputetëve, të cilët për kaq muaj po e bllokojnë këtë proces.

“Boll”, “Cirku i demokracisë“, “Ky nuk është serial, është shteti ynë“, “Për çka iu kemi zgjedh“, janë disa nga porositë e vendosura para Kuvendit të Kosovës, nga organizatat e shoqërisë civile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos