Abdixhiku voton në balotazh: Zgjedhjet në Kosovë janë festë e demokracisë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 10:57 | Politikë

Abdixhiku voton në balotazh: Zgjedhjet në Kosovë janë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e votës në balotazhin e zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në Kosovë.

Pas votimit, Abdixhiku e cilësoi këtë ditë si një festë demokratike, duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë treguar gjithmonë pjekuri politike dhe standard të lartë në proceset zgjedhore, shkruan A2 CNN.

“Sot në Kosovë, si gjithmonë, zgjedhjet trajtohen dhe janë festë. Sot është dita kur vendimmarrja i kthehet qytetarit, sovranit, ashtu siç duhet të jetë gjithkund. Jam i lumtur për nivelin demokratik që si shoqëri e tregojmë gjithmonë në procese zgjedhore,” tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së theksoi se organizimi dhe pranimi i rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë janë një shembull unik në rajon, duke e quajtur këtë “një mrekulli demokratike” me të cilën qytetarët duhet të krenohen.

“Në standardet e Ballkanit Perëndimor, e madje edhe të Evropës, mënyra se si i organizojmë zgjedhjet dhe si e trajtojmë procesin është diçka e veçantë. Festë është sot, dhe festë do të jetë edhe më 9 nëntor, kur përfundon procesi i votimit,” shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos