
Një ditë të mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë, e ka cilësuar kryeministri në detyrë Albin Kurti në raundin e dytë të zgjedhjeve në Kosovë. Në një deklaratë për mediat pas votimit, Kurti u bëri thirrje qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre të votës shpreh se ka punua
“Është ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë. Republika e Kosovës mbanë zgjedhjet në raundin e dytë për balotazh 18 komuna të shtetit tonë. Unë posa votova këtu në Prishtinë, në ndërtesën e fakultetit Juridik. U bëjë thirrje gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe kësisoj për katër vjeçarin në vijim për ata si banorë të komunave të Republikës. Gjithçka do të shkojë mbarë e mirë dhe Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë përgatitjet, por edhe që të gjithë komisionerët e vëzhguesit tashmë ndodhen në qendrat e votimit”.
Ai tha se gjatë kësaj fushate ka punuar në tri ndërrime anembanë komunave të Kosovës.
“Gjatë kësaj fushate unë kam punuar me tri ndërrime, pra anembanë komunave të Kosovës dhe jam përpjekur që të vëzhgoj përgatitet për zgjedhje, sepse zgjedhjet komunale lokale janë jo më pak të rëndësishme se ato qendrore, duke qenë se qytetarët e Republikës janë edhe banorë të komunave dhe është tejet e rëndësishme për mirëqenien, dinjitetin dhe cilësinë e jetesës se çfarë kryetarët e komunave do të kenë. Fletëvotimi ishte i thjeshtë, kishte vetëm dy emra, njëri prej tyre doemos bëhet kryetar në mbrëmje”. (A2 Televizion)
