Ambasadori britanik: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

Nga A2 CNN
17 Prill 2025, 20:12 | Politikë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të mbajtura mbi dy muaj më parë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hargreaves ka theksuar se Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale, ndërsa u ka kërkuar liderëve politikë që të veprojnë në interes të vendit.

"Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve në Kosovë, vendi ka urgjentisht nevojë për një Kuvend dhe një qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që udhëheqësit e tyre politikë të punojnë së bashku në interesin kombëtar," shkroi ambasadori . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos