Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, akuzoi autoritetet e Kosovës se po e “mohojnë ekzistencën e popullit serb”.
Ai reagoi pas përplasjeve në Kuvendin e Kosovës rreth përdorimit të termit “populli serb”, duke i cilësuar zhvillimet si “segregim të pastër racor” dhe “aparteid” ndaj serbëve.
“Çdo përpjekje për të mohuar një popull është një krim më vete, veçanërisht kur një mesazh i tillë vjen nga përfaqësuesit më të lartë të Prishtinës”, shkroi Petkoviq në X.
Petkoviq pretendoi se serbët në Kosovë përballen me arrestime, presione ndaj përdorimit të gjuhës dhe simboleve serbe, si dhe forma të tjera diskriminimi, pa paraqitur prova për këto pretendime.
Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë ndaj situatës. (A2 Televizion)