BE të reagojë! Bislimi: Serbia po nxit përshkallëzim kundër frymës së dialogut

Nga Rosalba Bejdo
29 Tetor 2024, 20:14 | Politikë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë ndaj Serbisë, pas miratimit të një projektligj për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në Kosovë.

Në një postim në platformën X, ai ka pohuar se me këtë veprim dhe të tjera, Serbia po vazhdon të pengojë procesin e dialogut dhe të shkelë parimet dhe frymën e marrëveshjeve.

“Përmes lëvizjeve të vetë Serbisë në terren, duke përfshirë nxitjen e përshkallëzimeve në 3 vitet e fundit, sulmin në Banjskë, sulmet kundër institucioneve tona, inkursionin në territorin tonë dhe rrëmbimin e policëve, barrikadat në veri, MIG-të që fluturojnë pranë kufirit tonë duke u vendosur ushtria në gatishmëri të plotë dhe të lartë luftarake dhe tani, me projektligjin e persekutimit të paraqitur dje, konstruktiviteti i tyre i rremë vazhdon të ekspozohet”, ishin fjalët e zv.kryeministrit Bislimi… (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos