"Nuk na kërkuan njohjen e Kosovës", Vulin: Serbia duhet të jetë pjesë e BRICS

Nga Xhevahir Qardaku
28 Tetor 2024, 18:51 | Politikë

Serbia duhet të jetë pjesë e Samitit të BRICS. Kështu është shprehur Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin, në një intervistë për mediat Serbe. Vulin, i shpallur non-grata nga SHBA ishte i pranishëm në Samitin e BRICS të mbajtur në Kazan të Rusisë, transmeton A2.

Vulin theksoi se është e natyrshme që Serbia të jetë pjesë e Samitit, i cili përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të njerëzimit. Po ashtu, Vulin vuri në dukje faktin se BRICS nuk i ka kërkuar Serbisë të njohë shtetin e Kosovës, apo të bashkohet me sanksionet e BE kundër Rusisë, shkruan A2.

"BRICS është një grup vendesh dhe njerëzish të lirë. Organizata është e ndryshme nga të tjerat, sepse nuk është formuar në bazë të afërsisë së kufijve, si Bashkimi Evropian, por sipas vlerave të përbashkëta", theksoi Aleksandar Vulin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos