Brukseli i ndryshon oraret e takimit Kurti-Vuçiç-Borell

Nga Tomorr Avdia
26 Qershor 2024, 14:34 | Politikë

Brukseli i ndryshon oraret e takimit Kurti-Vuçiç-Borell

Bashkimi Europian në faqen zyrtare ka publikuar orare tjera të takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimet, që fillimisht ishin planifikuar për orën 15:00, do të nisin nga ora 16:30.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, do të takojë fillimisht kryeministrin Albin Kurti nga ora 16:30, ndërsa gjysmë ore më pas do të zhvillojë takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Takimi i përbashkët trepalësh është planifikuar të nisë në orën 18:00 dhe pas këtij takimi Borrell do të deklarohet për media. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos