Debati për Asociacionin, Konjufca akuzon BE: Do të grabisë kompetencat e Kosovës

Nga Tomorr Avdia
6 Qershor 2024, 21:22 | Politikë

Intervista e kryeministrit Albin Kurti në A2 CNN ka kthyer debatin në Kosovë për Asociacionin. Kryeparlamentari Glauk Konjufca mbështeti qëndrimin e shefit të qeverisë që Lajçaku ta dërgojë draftin e tij në Komisionin e Venecias. 

Konjufca lëshoi dhe një akuzë në drejtim të Bashkimit Europian, duke theksuar se po kërkon që t’i marrë kompetencat Kosovës për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurse kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se ajo që tha kryeministri në “Debat” në A2 CNN nuk është e vërtetë, pasi, sipas tij, para dy viteve është kërkuar që të shkruhet një draft nga qeveria.

Gashi tha më tej se kur të vijë në pushtet LDK-ja, qeveria do ta hartojë draft-statutin për Asociacionin dhe do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos