Dështon mbledhja e Komisionit të Përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur, reagon Lajçak: Pala serbe nuk u paraqit

Nga A2 CNN
15 Janar 2025, 15:14 | Politikë

Ka dështuar takimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur në Kosovë e Serbi gjatë luftës, që do të zhvillohej në Bruksel.

Lajmin e ka konfirmuan edhe i dërguari i Posaçëm i BE për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’.

Lajçak në postimin e tij shkruan se takimi dështoi për shkak se pala serbe njoftoi mos-pjesëmarrjen në takim, duke gjetur si shkak zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë.

“Sot synuam të mbajmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Persona të Zhdukur në nivel deputetësh. Jam takuar veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj. Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në takimin e përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, ka shkruar Lajçak, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, delegacioni i Kosovës ka mbajtur takime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ka parashtruar kërkesat sipas agjendës së parashikuar dhe për këtë ata pretendojnë se kanë marrë njoftimin nga Lajcak që do të raportohet konstruktiviteti dhe kërkesat e tyre tek vendet anëtare të BE-së.

Kosova vijon të kërkojë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen e Personave të Zhdukur, duke shpresuar në bashkëpunimin e plotë të të gjitha palëve të përfshira. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos