Dështon Osmani, nuk ka konsensus mes liderëve për konstituimin e Kuvendit

Nga Erjon Dervishi
15 Maj 2025, 20:33 | Politikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk ka mundur të bindë liderët e partive politike për të zhbllokuar procesin e formimit të institucioneve, Kuvendit dhe Qeverisë, më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Analistët të pyetur nga A2CNN vlerësojnë se ky takim, ishte një shpresë për të gjetur një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit. Prof. Dashami Bourxolli, thotë për ACNN, se "ky takim vjen në momentin duhur duke parë dhe dëshirën e partive politike për një takim, aty mund të shpresojmë për një zgjidhje".

Qeveria me bazë të gjerë, mund të jetë një nga zgjidhjet, që po kërkohet nga faktori ndërkombëtare, të cilët ditëve të fundi po bëjnë presion pikërisht në këtë pikë, thekson ai.

Nga ana e tij, analisti politik Albinot Maloku, thotë se "takimi me Osmanin tregon për një sinjal pozitiv”. 

Në rrethana politike thekson Maloku, mbështetjen që gëzon presidentja Osman, tek partneret ndërkombëtare dhe atributet që ia përcakton kushtetuta për mbarëvajtjen e institucioneve, tregon se ajo po luan rolin e sajë në kohen e duhur

Vjosa Osmani ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit e rrezikon funksionimin kushtetues të institucioneve dhe kjo është arsyeja pse i ka thirrur liderët në takim e sotëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos