Parlamenti i Kosovës nuk ka arritur të konstituojë Kuvendin e Kosovës. Ky është takimi i shtatë i deputetëve të Kosovës e cila dështon në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, pasi kandidatja e partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk u votua. Seanca e radhës do të mbahet të martën, njoftoi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.
Përfaqësues të partive parlamentare thanë në prag të seancës se nuk i kanë ndryshuar qëndrimet nga seancat e kaluara, duke paralajmëruar një dështim të radhës të seancës.
Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postimin e kryetarit të Kuvendit. Vetëvendosje ka 48 vende nga 120 në total që ka Kuvendi i Kosovës. (A2 Televizion)