Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, nis përpjekja e gjashtë

Nga Ideal Gola
25 Prill 2025, 10:30 | Politikë

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, nis përpjekja e gjashtë

Ka nisur për herë të gjashtë seanca në të cilën synohet të konstitutohet Kuvendi i Kosovës.

Të pranishëm janë 119 deputetë, shkruan A2.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri apel partive që të zhbllokojnë situatën pasi qytetarët po presin krijimin e institucioneve.

Bashkimi Evropian tha se është në interes të Kosovës që me shpejtësi të formojë institucionet e saj.

Me anë të zëdhënësit të BE për çështje të zgjerimit, u theksua se formimi i shpejtë i institucioneve të Kosovës është i rëndësishëm në përmbushjen e reformave evropiane dhe lëvizjen përpara në këtë rrugë.

“Ajo që mund të them është se është në interes të Kosovës që me shpejtësi t’i formojë institucionet, gjë që është shumë e rëndësishme në përmbushjen e reformave evropiane dhe lëvizjen përpara në këtë rrugë. Është gjithashtu e rëndësishme për çështje të tjera, si Plani i Rritjes, siç e dini duhet që Parlamenti i Kosovës të jetë i konstituuar për të vazhduar punën në këtë drejtim”, deklaroi Mercier kur u pyet nëse dështimi për të konstituuar Kuvendin ka pasoja në raportet e Kosovës me bllokun", tha zëdhënësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos