Sot ishte përpjekja e gjashtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, megjithatë sërish ajo nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash.
Të pranishëm në sallë ishin 118 deputetë, shkruan A2.
Për Haxhiun votuan vetëm 57 deputetë, kundër ishin 48 deputetë dhe tre deputetë abstenuan.
Seanca u ndërpre për të vazhduar pas 48 orësh. (A2 Televizion)