Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se janë të gatshëm të votojnë një “kandidat tjetër konsensual” të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Para fillimit të seancës konstituive, Haradinaj tha se mund të ketë emra të pranueshëm edhe përveç dy propozimeve të AAK-së. Ndërkohë Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëri Nagavci deklaroi se nuk ka asnjë arsye që të ndryshohet propozimi për emrin e kryeparlamentares.
Nagavci para media tha se pret nga partitë tjera politike që të mundësojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Reagime ka pasur edhe nga Fatmir Limaj dhe Vlora Çitaku dhe Donika Gërvalla. (A2 Televizion)