Kuvendi i Kosovës mbajti seancë plenare për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
Në rend dite ishte “diskutimi lidhur me zgjedhjen” e kreut të shtetit, në një moment kur institucionet po i afrohen afatit të përcaktuar me Kushtetutë për finalizimin e procedurës së zgjedhjes së presidentit.
Në seancë nuk kanë marrë pjesë PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, shkruan A2.
Të martën është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit, përndryshe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Në mesin e dy kandidateve të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Feride Rushiti mori 63 vota ndërsa një votë u shpall e pavlefshme.
Në sallë të pranishëm ishin 64 deputetë, ndërsa opozita ka bojkotuar seancën.
Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.
Pasi përfundoi raundi i parë i votimit për Presidentin, pa praninë e partive opozitare, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se seanca do të vazhdojë të martën, në orën 10:00. (A2 Televizion)