
Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin në seancën e radhës për shkak të mungesës së kuorumit.
Opozita bojkotoi sërish seancën, duke deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e “lojës” së Albin Kurtit. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu bëri thirrje që të respektohet Kushtetuta, duke e shtyrë seancën në orën 19:00.
Por, në mungesë të një marrëveshjeje politike, edhe për emrin e Vjosa Osmanit të propozuar nga LDK, Kosova pritet të shkojë sërish në zgjedhje.
(A2 Televizion)