Disa ditë pas incidentit me Osmanin, Albin Kurti udhëton drejt Shkupit

Nga A2 CNN
5 Gusht 2024, 10:13 | Politikë

Disa ditë pas incidentit me Osmanin, Albin Kurti udhëton drejt Shkupit

Disa ditë pas incidentit me presidenten Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, është kryeministri Albin Kurti ai që do të qëndrojë për një vizitë zyrtare ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i qeverisë do të shoqërohet në këtë takim nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kurti do të pritet nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me të cilën do të ketë një takim bilateral.

Të premten, Prishtina zyrtare i dërgoi një notë proteste Shkupit për incidentin në Aeroportin e Shkupit në të cilin ishte përfshirë presidentja Vjosa Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos