Dislokimi i njësive të specializuara të kërkim-shpëtimit në veriun e banuar me shumicë serbe, sipas analistëve politikë në Kosove, u shfrytëzua nga LVV-ja për propagandë politike.
Vetevendosje u krenua me operacionin duke thënë se ishte hera e parë që FSK dislikohej në Veri si ushtri, diçka qe nxiti reagime të forta nga opozita dhe diplomatë të huaj.
Ambasada e Gjermanisë dhe Francës shprehën shqetësimin siç thanë, mbi përpjekjet për politizimin e situatës.
“Reagimet e tilla janë të pritshme, pasi veriu është një fuçi baruti. Është një pjesë e Kosovës që ka shumë potencial për eskalim dhe rikthimi në pikën e normalitetit është shumë i vështirë dhe kërkon resurse”, tha Muhaxheri, shkruan A2 CNN.
Sipas analistes politike, Magbule Shkodra, FSK-ja edhe më herët ka kryer operacione të kërkim-shpëtimit në veri të vendit.
Ajo kritikon Lëvizjen Vetëvendosje se në vazhdimësi po tenton të politizojë çdo gjë që ndodh në veri, në mënyrë që ta paraqesë si sukses.
“Sa herë që ndodh diçka atje, LVV-ja mundohet që atë situatë ta paraqesë si sukses të vetin. Ishte shqetësuese edhe reagimi i ambasadorit gjerman, i cili reagoi për ato foto që kishte publikuar LVV-ja... Ambasadorët detyrohen që edhe për çështje të kësaj natyre të reagojnë, në mënyrë që propaganda e LVV-së të mos marrë hov”, tha Magbule Shkodra, shkruan A2 CNN.
Dislokimi i trupave të FSK-së në veriun e banuar me shumicë serbe mund të bëhet vetëm me pëlqim paraprak të KFOR-it, në bazë të një zotimi të bërë në vitin 2013 nga Qeveria e Kosovës dhe NATO. (A2 Televizion)