Gjermania, shuplakë Vetëvendosjes: Politizuat operacionin e kërkim-shpëtimit të FSK

Nga Rosalba Bejdo
29 Korrik 2025, 20:59 | Politikë

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dënon ashpër përpjekjet për politizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit. Në një reagim ajo u shpreh thellësisht e shqetësuar ndërsa akuzoi qeverinë në detyrë, për promovimin e narrativës mashtruese.

“Humbja tragjike e jetës së një të riu duhet të jetë moment i pikëllimit kolektiv dhe jo rast për të fituar pikë politike”, ka thënë Ambasada gjermane.

Sipas saj, deklaratat e aktorëve politikë se ky mision i FSK-së është “i pari në veri të Kosovës”, vetëm sa e keqinterpretojnë qëllimin e angazhimit, shkruan A2 CNN.

“Po aq shqetësuese janë edhe akuzat për manipulim me fotografi – konkretisht, heqja e elementëve të dukshëm të shoqërimit të KFOR-it - për të promovuar narrativë mashtruese. Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut dhe të heqin vëmendjen nga fokusi humanitar i misionit”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Ambasada ka thënë se mbështet plotësisht misionin e KFOR-it dhe vlerëson përpjekjet e këtij misioni, si dhe të FSK-së, për kërkim-shpëtim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos