Dita e forcës në Kosovë, Kurti: Mbi 430 milionë euro investim në ushtri

Nga Ideal Gola
27 Nëntor 2025, 15:45 | Politikë

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shënuan të enjten 27 nëntorin - Ditën e Forcës, datë që simbolizon krijim e e Ushtrisë së Kosovës. Udhëheqësit e shtetit qëndruan në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ndërsa u ekspozuan pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme.

Me rastin e "Ditës së Forcës" janë hapur kazermat e FSK në Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan për të gjithë qytetarët e interesuar për të parë kapacitetet e Ushtrisë së Kosovës.

Krerët e shtetit u shprehen të lumtur me të arriturat dhe investimet e deritanishme duke paralajmëruar se shtimi i kapaciteteve për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë.

“Ushtria jonë çdo ditë po forcohet. Ushtria jonë çdo ditë po bëhet më operacionale, më ndërvepruese dhe më profesionale. Në radhët e ushtrisë sonë çdo ditë po shtohen djem dhe vajza të tjerë që dëshirojnë t’i shërbejnë atdheut”, tha Presidentja Vjosa Osmani, përcjell A2 CNN.

“Mbi 430 milionë euro është investimi në armatim dhe pajisje në këto katër vitet e fundit. Më përpara, ushtria jonë ka pasur veç automatikë të llojit Heckler and Koch dhe revole, që do të thotë se ka qenë më pak e pajisur edhe se vetë Policia e Kosovës. Ndërkaq tani është e pajisur me teknologji moderne dhe kjo sa vjen dhe shtohet”, tha Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në kazermën e FSK-së në Prishtinë pati qytetarë të shumtë por edhe nxënës që ksihin ardhur në mënyrë të organizuar. Duke kujtuar të kaluarën jo shumë të largët, qytetarët u shprehën të emocionuar me atë çfarë panë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos