Dy kuvendet në Prishtinë, Rama këshilla për dialogun, Kurti me tone fushate    

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2024, 19:16 | Politikë

Shqipëria dhe Kosova, dy shtete të të njëjtit komb, duhet të mbështesin njëra-tjetrwn. Kjo ishte simbolika e takimit të dytë të kuvendeve përkatëse në Prishtinë, ku shtetarët ndanë kërkesa, këshilla dhe qëndrime.

Kryearlamentarët Glauk Konjufca dhe Elisa Spiropali folën për rëndësinë e bashkëveprimit në zgjidhjen e konflikteve rajonale si dhe bashkimit të dy vendeve. 

Duke i folur Kosovës dhe jo Albin Kurtit, shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama shprehu dëshirën që bashkimi i tyre të ndodhë në Bruksel. Por për këtë ai këshilloi Prishtinën që më parë duhet të fitojë besimin e ndërkombëtarëve. 

Pasi shprehu habinë se përse nuk është bërë deri tani, Kryeministri Edi Rama i propozoi Kuvendit të Prishtinës që të miratojë një rezolutë për procesin në Hagë ndaj ish-drejtuesve të shtetit të Kosovës, me premtimin që do ta ratifikojë edhe ai i Tiranës. 

Rama nuk e fshehu që në fjalimin e tij është kujdesur të mos ndërhyjë në fushatën zgjedhore të Kosovës, ndërsa tonet e homologut Albin Kurti tingëllonin tipike të një politikani në prag të një sfide elektorale. 

Pa e shprehur si kritikë, por duke përdor si Rama strategjinë e këshillës, Albin Kurti ftoi Tiranën që të ndjekë shembullin e Kosovës për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve në Serbi. 

Edhe pse një takim vëllazëror, nuk munguan kritikat e opozitës së dy parlamenteve ndaj kryeministrave respektivë, Gazment Bardhi ndaj di Ramës dhe Ramush Haradinaj ndaj Albin Kurtit.

Gjatë mbledhjes, tërhoqën vëmendjen mediatike edhe shkëmbimet e mesazheve mes dy kryeministrave, teksa qëndronin në distancë të afërt nga njëri-tjetri. Në përfundim, dy kuvendet dolën me një deklaratë të përbashkët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos