Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për rastin e Faton Hajrizit nevojitet një hetim vendor dhe ndërkombëtar.
Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se qytetarët nuk duhet të bien pre e heroizmit dhe mitizimit të Faton Hajrizit. Sipas tij, hero dhe patriot është Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.
“Sqarimi i rrethanave që nga ikja në drejtim të Serbisë e deri te vrasja e tij kërkon hetim vendor e ndërkombëtar. I ftoj qytetarët të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizmit të Faton Hajrizit. Patriot në Kosovë është rreshteri Afrim Bunjaku i vrarë në Banjskë. Patriot janë 23 pjesëtarë të Policisë të rënë në krye të detyrës. Pikërisht këtë javë, 26 korrikun e shënojmë si ditë memorialë të policëve të rënë në kryerjen e detyrës” – tha ai. (A2 Televizion)