“Fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm”, Abdixhiku reagon pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të kuvendit

Nga A2 CNN
26 Gusht 2025, 12:22 | Politikë

“Fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm”, Abdixhiku

Një fitore e injorancës dhe një gabim të pafalshëm e konsideron Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës të Dimal Bashës. Për kreun e LDK-së Kosova duhet të aspirojë më lartë. Sipas tij, një ditë aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcehen.

“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë.

Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.

Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës. LDK aspiron më lartë.

Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, shkruan Abdixhiku.

Me 73 vota pro dhe pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar detyrën deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos