Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

Nga A2 CNN
30 Maj 2026, 17:14 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza ka deklaruar se Kosova po përballet me reduktime të energjisë elektrike, duke premtuar se do t’i trajtojë në ditët në vijim. Hamza në konferencë për median tha se qytetarët në gjithë vendin po përballen me një situatë të rënduar, për të cilën ai fajësoi qeverinë aktuale.

 “Gjithandej Kosovës, kudo që po lëvizim, siç ka qenë Ferizaj, Gjakova, Peja, dhe qytete të tjera, njerëzit e kanë një konstatim: Kosova është në krizë. Dhe kjo krizë e ka një shkaktar, dhe kjo është Kryeministri aktual dhe qeveria aktuale. Asnjë kapacitet i ri energjetik domethënës gjatë këtyre viteve. Për më tepër, dështim dhe refuzim i projekteve. Dështim i kapaciteteve në termocentrale, dështim dhe refuzim i projektit të gazit dhe projekteve të tjera energjetike”, tha Hamza.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës, energjia do të thotë ekonomi, do të thotë siguri, do të thotë stabilitet makrofiskal. Gjatë këtyre ditëve do të mbajmë disa konferenca me tema edhe me tematikat e prioritetet që ka Partia Demokratike e Kosovës. Sot do të flasim për shtyllën e dytë që është energjia dhe investimet në infrastrukturë. Fatkeqësisht, në nuk kemi energji elektrike, nuk kemi drita, pjesa e madhe e qytetarëve të Prishtinës po përballen me reduktime. E kjo tregon peshën dhe rëndësinë e këtij prioriteti që e ka Partia Demokratike e Kosovës”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos