“Haga” shtyn seancën me 5 orë, sot konstituohet Kuvendi i ri i Kosovës, votohet Qeveria

Nga Xhevahir Qardaku
11 Shkurt 2026, 15:03 | Politikë

Kuvendi i ri i Kosovës konstituohet sot përmes seancës së thirrur për në orën 17:00. Këtë e njoftoi kryeparlamentari, Dimal Basha. Pas mbledhjes me përfaqësuesit e partive parlamentare tha se ndryshimi i orës së seancës konstituive ka ardhur me kërkesë të PDK-së, për shkak të procesit në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së ku mbrojtja do të paraqesë fjalën përfundimtare.

Thirrja e seancës erdhi nga presidentja Vjosa Osmani, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 57 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës, 22 vende në parlament, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 ulëse në kuvend.

Nga 10 vendet e rezervuara për minoritetin serb, Lista Serbe ka marrë 9 prej tyre dhe në parlament ka hyrë dhe Nenad Rashiq. Basha tha se pas konstituimit të Kuvendit, po të mërkurën do të votohet edhe qeveria e re. Gjithashtu ai njoftoi se ka pasur konsensus që zgjedhja e pesë nënkryetarëve të Kuvendit do të bëhet në paketë dhe jo veç e veç, siç u bë gjatë vitit të kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos