Incident në Kuvendin e Kosovës, goditet Albin Kurti

Nga A2 CNN
8 Gusht 2026, 12:19 | Politikë

Incident në Kuvendin e Kosovës, goditet Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti është qëlluar me vezë nga një deputete e opozitës gjatë seancës së sotme në Kuvend. Kurti po fliste në Kuvend në lidhje me takimet me liderët e partive politike për arritjen e një marrëveshjeje.

Pas këtij incidenti, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka ndërprerë punimet e seancës.

Mësohet se ka qenë deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka sulmuar kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.

Lideri i LVV-së ka kërkuar sërish kohë shtesë për propozimin e emrit të kandidatit për kryetar të Kuvendit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos