Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, hodhi akuza ndaj Albin Kurtit duke nënvizuar se Vetëvendosje po vepron në mënyrë antikushtetuese. Në një prononcim për media, Hamza nënvizoi se Kosova nuk është pronë e asnjë partie politike duke lënëtë hapur mundësinë edhe për protesta.
“Shkeljen e bënë ai që ka thirrur seancën, kuvendi ka zyrë ligjore. Ata duhet me mendue mirë pse po e bëjnë këtë. Kjo është një qëllim i Kurtit për me i prolongue konstituimin e Kuvendit. Ne do ta shqyrtojmë si rast, ju e dini se kemi fituar numër të madh të rasteve në Gjykatë Kushtetuese. Nuk jemi bllok opozitar, jemi parti, unë flas në emër të PDK-së, jemi të hapur për tema të rëndësishme me bashkëpunuar me parti të tjera politike edhe me LDK-në e Aleancën. Të gjitha mjetet e lejuara demokratike do të jenë në përdorim, nuk përjashtohet edhe protesta”, tha Hamza. (A2 Televizion)