Në kushtet e një paralize institucionale, partnerët ndërkombëtarë e shikojnë situatën alarmante dhe kërkojnë urgjentisht një qeveri të re me bazë të gjerë.
Kështu vlerësojnë analistët për A2 CNN, ndërsa tregojnë dhe për një presion gjithnjë e në rritje ndaj partisë së parë të dalë pas zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Profesor Bërxullit, bllokada dhe zvarritja e formimit të institucioneve është një situatë e patolerueshme për ndërkombëtarët.
Ndërsa politologia Magbule Shkodra, përmend rrezikun që i kanoset ekonomisë së Kosovës.
Ngërçi në Kuvend qëndron mbi emrin e kryeparlamentarit të ri, me palët që janë ngujuar në qëndrimet e tyre: Vetëvendosje propozon vetëm Albulena Haxhiun, ndërsa partitë e tjera, që mandatin e kaluar ishin në opozitë, e kundërshtojnë atë. (A2 Televizion)