Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas marrjes në pyetje të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, si i dyshuar nga Prokuroria e vendit, nën dyshimet për keqpërdorim në projektin e fabrikës për mbetjet nën shtazore. Ai ka thënë se në këtë epokë të re, “paratë e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do të kthehen cent më cent. Nga të gjithë!”.
Abdixhiku shprehu shpresën se kjo ditë mund të ketë ardhur tashmë, duke e quajtur këtë si fillimin e një epoke të re për popullin e Kosovës, në të cilën drejtësia triumfon dhe pasuria e vjedhur i kthehet vendit.
“Atë ditë do të mburremi të gjithë – me shtetin tonë, me arritjet tona; me integritetin e njerëzve që i shërbejnë popullit të tyre pa frikë. Le të shpresojmë e besojmë, se pas aq shumë vitesh pritjeje, një guxim i tillë tashmë ka lindur. Dhe me të, ka lindur dhe një epokë e re e popullit tonë,” shkroi ai më tej.
Në fund, kreu i LDK-së potencoi se në këtë epokë të re, “paratë e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do të kthehen cent më cent. Nga të gjithë!”
Abdixhiku ka shkruar se Facebook se edhe në Kosovë, sikurse në secilin vend tjetër në Evropë, do të del një ditë një prokuror a dy, djem e vajza të reja e të rinj, “që kanë guxim e integritet të trajtojnë secilin akt korruptiv; secilën hajni. Edhe atë të pushtetarëve. Sidomos atë të pushtetarëve”.
“Atë ditë do të mburremi të gjithë - me shtetin tonë, me arritjet tona; me integritetin e njerëzve që i shërbejnë popullit të tyre pa frikë. Atë ditë, piskamat e politikanëve që mbrojnë hajninë vetëm pse hajni është i tyre - atë që u bërtet me fakte mu para syve - atë ditë, këto piskama nuk do të kenë më asnjë vlerë”, ka shkruar Abdixhiku.
Sipas tij, “Le të shpresojmë e besojmë, se pas aq shumë vitesh pritjeje, një guxim i tillë tashmë ka lindur. Dhe me të, ka lindur dhe një epokë e re e popullit tonë. Në këtë epokë, një e vërtetë e pashmangshme do të qëndrojë gjithëherë - se paret e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do të kthehen cent më cent. Nga të gjithë”.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit disa orësh nga Prokuroria Speciale. Peci është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në rastin e tenderit për fabrikën e mbetjeve nën shtazore.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është intervistuar nga organet e hetuesisë, pas bastisjes që ndodhi në katër institucione vartëse të kësaj ministrie.
Ai është intervistuar lidhur me dyshimet për çështjen e tenderit për funksionalizimin e fabrikës për mbetje shtazore.
Ndërkohë, bastisjet janë zhvilluar në katër lokacione në Ministri të Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe kompania përfituese e kontratës. Kosovapress (A2 Televizion)