"Jemi armatosur shumë", Kurti: Kam firmosur vendimin për ngritjen e industrisë ushtarake

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2024, 15:28 | Politikë

"Jemi armatosur shumë", Kurti: Kam firmosur vendimin për

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë, bëri të ditur se ka marrë vendim për themelimin e komisionit ndërministror për vënien e hapave të para për ngritjen e industrisë ushtarake. Kreu qeveritar shtoi se përmes këtij vendimi ushtria kosovare do të sigurojë operacionalitetin e plotë dhe të qëndrueshëm.

“Një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona, ka nevojë për ta siguruar e garantuar operacionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë tërësore. Andaj, me sot hedhim hapat tonë të parë për ngritjen e industrisë ushtarake. Qeveria jonë ka treguar që mbrojtja ka qenë ndër prioritetet tona kryesore dhe kjo është dëshmuar në vazhdimësi si me numrin e ushtarëve që është dyfishuar, si me buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes që është trefishuar, si me trajnimet jashtë vendit të oficerëve dhe ushtarakëve tanë që janë katërfishuar, si me investimet në armatim që janë shumëfishuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos