Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2024, 20:27 | Politikë

"Isha dhe mbetem e bindur se vetëm anëtarësimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE mund të sigurojë bashkëjetesë të qëndrueshme dhe paqe në rajon. Sado e vështirë të jetë rruga për të arritur atje, ajo duhet ndjekur “. Janë fjalët e ish-kancelares Angela Merkel në autobiografinë e saj të titulluar  "Liria: kujtime 1954-2021" ku ndër të tjera përmend Kosovën, Serbinë dhe Ballkanin.

Në librin e publikuar së fundmi, Merkel kujton bombardimet e NATO-s kundër forcave serbe, që siç thotë u treguan brutale ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.

Duke cituar bisedime me zv. kancelarin Sigman Gabriel dhe kreun e diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmeier Merkel thotë se çështja më shqetësuese për ta ishin tensionet e përhershme mes Kosovës dhe Serbisë. “Edhe në vitin 2014, 100 vjet pas fillimit të luftës së parë botërore paqja në rajon ishte e brishtë”, shkruan ish-kancelarja Merkel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos