Takimi i ri më 17 dhjetor, Lajçak do të rigjallërojë dialogun por s’ka pritshmëri

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2024, 20:15 | Politikë

Takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të mbahet në 17 dhjetor.

Kjo është konfirmuar nga zyra e zëvendëskryeministrit dhe kryenegociatorit, Besnik Bislimi. Pak ditë më parë, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak njoftoi se po organizonin një tryezë të re bisedimesh në muajin dhjetor, mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç.

Zyrtari i BE tha përmes një postimi në Facebook se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita, dhe se është angazhuar në diskutime të rëndësishme për rrugën përpara, shkruan A2 CNN.

E megjithatë, në Prishtinë si qeveria, ashtu edhe opozita, e shohin si joproduktive përpjekjen për të rigjallëruar dialogun në përfundim të mandatit të Lajçakut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos