“Militarizim dhe pushtim i veriut”, Serbia reagon për nënstacionin policor në Zveçan

Nga Rosalba Bejdo
25 Nëntor 2024, 20:23 | Politikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se është vendosur gurthemeli për ndërtimin e një nënstacioni policor në fshatin Izvor të Zveçanit, në veri të Kosovës.

“Në objektin e ri, që presim të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë Policia Kufitare”, shkroi ai në Facebook.

Në çeljen e punimeve për ndërtimin e këtij stacioni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sipas një njoftimi të qeverisë, projekti kap vlerën e rreth 700 mijë eurove.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën dhe Metohinë në Serbi, Petar Petkoviç, reagoi duke thënë se vendosja e gurthemelit në fshatin e komunës së Zveçanit është në vazhdimësi të veprimeve ilegale, militarizimit dhe pushtimit të dhushëm të veriut.

Ai e ka vënë theksin tek fakti së nënstacioni është ngritur 2 km larg kufirit. Sipas Petkoviçit, e vetmja gjë që Kurti po hap e po ndërton në veri janë baza e stacione policore e qendra pushtuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos