Me ardhjen e administratës Trump në SHBA nuk mund të ketë ndarje të kufijve të Kosovës. Këtë qëndrim ndanë në studion e Ditarit me Erion Dushin eksperti i sigurisë Arben Dashevci dhe analisti Jeton Halimi. Për Dashevcin emërimet në administratën Trump 2, tregojnë se Kosova është e qetë, sepse aspekti i sigurisë është i qetë. Sipas tijme administratën e Trump do t’i jepet fund edhe dialogut Kosovë-Serbi.
“Emërimet e Qeverisja Trump 2 nuk kanë lidhje me qeverisjen e Trump 1. Duke parë emërimet e Marco Rubio (sekretar shteti) e John Ratcliffe i CIA-s dhe Mike Waltz si këshilltar për sigurinë do të shohim eksperiencën dhe vendosmërinë që kanë për rajonin, Kinën e Ukrainën e Ballkanin. Kosova është e qetë se aspekti i sigurisë është i qetë. Mike Ëaltz ka thënë se SHBA nuk i lë aleatët vetë dhe do të kujdeset për ta. Jemi populli më proamerikan. Do tentohet me veprime të shpejta që t’i vijë fundi dialogut. Këtë do e bëjë edhe Callas. Nuk u cek ndarja se ndarja bie poshtë në çdo mënyrë.Nuk ka ndarje, jemi shtet i pranuar me këto vija kufitare”, u shpreh Dashevci në A2.
Për analistin Jeton Halimi politika e Trump do të vërë në binarë edhe Vuçiçin dhe Kurtin. Sipas tij Kosova duhet të pranojë asociacionin, teksa shpreson se një politike të qartë që do i japë shkelmin fundit Serbisë e Rusisë.
"Politika e Trump do t’i çojë në binarë edhe Vuçiç e Dhe Albin Kurtin këtë mashtruesin klasik që e ka mashtruar popullin tonë. Tani e ka kuptuar edhe Kurti me atë termin e urës. Nuk mund të hapet ura për një grusht vota e për dështimet e tij politike. Ka shpërdoruar buxhetin e Kosovës dhe ka luajt me nervat e shqiptarëve në veri. Kosova është në NATO. Po shpresoj për një politike të qartë që do i japë shkelmin fundit Serbisë e Rusisë. Nuk mund të krahasohet Ukraina me Kosovën se është si nata me ditën. Jemi me fat që e kemi Amerikën mik. Nëse nuk bën Kurti vetëmenaxhim do të vijë një qeveri tjetër dhe e dimë që asociacioni është obligim ligjor dhe Kosova duhet ta zbatojë patjetër dhe nuk mund ti ikë kësaj përgjegjësie. Është më mirë se ndryshimi i kufijve. Këtë e do më shumë Serbia dhe Rusia, por të zbatohen marrëveshjet dhe të lënë të qeta popullata. Amerika nuk e lë Ballkani Perëndimor dhe me këto emërime u pa qartë. Trump është mik i Kosovës dhe nuk e lejon të bjerë në kthetrat e Miloshevicit dhe Vuçiçit”, theksoi Halimi në A2.
Halimi akuzon Kurtin për qeverisje të dështuardhe sipas tij duhet të largohet nga pushteti.
“Administrata Trump nuk bëhen lojëra politike se amerikanët dhe administrata Trump ata që nuk i dëgjojnë mund t’i shpallë persona non grata. Kjo politikë e Kurtit ka qenë e dështuar dhe shumë e keqe dhe jemi në sanksione. Shteti i Kosovës është sulmuar. Kurti nuk ka çfarë të japë më shumë. Duhet të largohet ngas pushteti dhe të vijë një qeveri tjetër që të shtyjë proceset përpara dhe të shuajë etjet për ndonjë miniluftë në Ballkanin Perëndimor”. (A2 Televizion)