Të hënën mbahet mbledhja e përbashkët qeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Nga Tomorr Avdia
14 Nëntor 2024, 20:17 | Politikë

Të hënën mbahet mbledhja e përbashkët qeveritare mes

Sipas burimeve të A2 CNN, nga qeveria e Maqedonisë së Veriut bëhet e ditur të se të hënën në Prishtinë do të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me fillim zyrtar në orën 10:50, sipas agjendës së dakorduar nga dy qeveritë.

Në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim në disa fusha të rëndësishme.

Prioritet do të jenë marrëveshjet e arritura para 3 vitesh në takimin e Shkupit, të cilat nuk janë zbatuar ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos