
Një lajm inkurajues e ka konsideruar përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas formimin e qeverisë së re në Kosovë me kryeministër Albin Kurtin. Në një postim në rrjetet sociale, ajo bën thirrje për shpejtimin e reformave në mënyrë që të zhbllokohet mbështetja e BE-së.
“Pas më shumë se një viti bllokimi politik, formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues. Urime Albin Kurti!
Ajo që ka rëndësi tani është që të ecë me shpejtësi me reformat. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të pasur përparim në rrugën e saj drejt BE-së”.
Gjithashtu zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian thekson se ky është momenti për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Ajo shprehu gatishmërinë për të organizuar një takim të nivelit të lartë.
“Ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, shkruan Kallas.
After more than a year of political deadlock, the formation of Kosovo’s new government is encouraging news. Congratulations @albinkurti!
— Kaja Kallas (@kajakallas) February 11, 2026
What matters now that it moves swiftly on reforms. This is the fastest way to unlock EU support worth hundreds of millions of euros and have… pic.twitter.com/p3UUmYBIVT (A2 Televizion)